Partizani arriti një prej objektivave më të rëndësishëm të këtij sezoni. “Demat e kuq” siguruan pjesëmarrjen në “Final 4” pasi arritën të mposhtin Elbasanin në Tiranë me rezultatin e pastër 2-0.
Në përfundimin e takimit ndaj verdhebluve, klubi kryeqytetas ka reaguar në faqen zyrtare. “Me zemrën dhe mbështetjen tuaj, sëbashku ia dolëm! Jemi në “Final 4”!”, shkruan Partizani.
Ekipit të kuq i duhej me patjetër 3 pikëshi ditën e sotme përballë Elbasanit për të siguruar pjesëmarrjen në katër ekipet më të mira. Në rast të një humbjeje ose një barazimi, Partizani mbetej në vendin e pestë.