Hansi Flick bind drejtuesit, nis puna për rinovimin e kontratës

Hansi Flick është një nga trajnerët më të mirë të këtij sezoni. Gjermani ka rikthyer Barcelonën e dikurshme, ku spanjollët kanë arritur të fitojnë 2 trofe deri tani.

Kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa janë 4 pikë më shumë se Real Madrid në renditjen e La Liga-s. Ndërkohë janë edhe në gjysmëfinalen e Champions League.

Paraqitjet e Flick kanë bërë që drejtuesit të punojnë për rinovimin e kontratës. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se klubi është në bisedime për të vazhduar kontratën e Hansi Flick.

Kontrata aktuale e tij i përfundon në vitin 2026 dhe tashmë diskutimet vazhdojnë për një rinovim të mundshëm.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us