Menaxheri amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, ka qenë objekti i një shkrimi në prestigjiozen “The Guardian”.
Ai është shfaqur në një video “kurth” të gazetarëve të The Guardian, e cila zbuloi se LaCivita ka qenë edhe në Australi për të këshilluar Liberalët atje në lidhje me probleme strukturore. Një vizitë, që siç thotë edhe vetë duhet të ishte diskrete.
Por, ajo që bie në sy është se kur gazetarët i përmendin prezantimin e tij në Shqipëri, LaCivita qesh me shpirt, duke thënë se “është një vend ku përzierja e amerikanëve në zgjedhje inkurajohet.”
Kujtojmë se LaCivita po këshillon Partinë Demokratike në fushatën zgjedhore, duke u prezantuar nga Berisha si strategu i afërt me Donald Trump.
“Nuk më intereson ai nivel vëmendjeje. Diskrecioni është përgjithësisht mënyra se si, besojeni apo jo, përpiqem të ruaj njëfarë diskrecioni. Shqiptarët kishin një mendësi tjetër. Ai është një vend ku përzierja e amerikanëve në zgjedhjet e tyre, inkurajohet. Kudo tjetër, jo aq shumë.”, thotë LaCivita.