“Ose ne, ose ju!”/ Protesta e Hotolishtit, banorët përplasjen me Policinë, marrin me vete një arkivol: Na jepni llogari për rrugën

Banorët e Hotolishtit kanë dalë në protestë kundër projektit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë duke u përplasur edhe me punonjësit e Policisë së Shtetit. Pasditen e sotme, banorët, me një arkivol në krah si simbolikë, kërkojnë informacion për projektin e rrugës që do të ndërtohet në zonën e tyre.

“Duam tunel,”- dëgjohen duke thënë banorët, ndërsa janë ulur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

“Hotolishti është gati të përgjigjet, ose ne, ose ju,”- shkruhet në një pankartë vendosur pranë arkivolit. Për mediat që shkuan për të raportuar protestën, banorët u shprehën të zhgënjyer nga heshtja e institucioneve shtetërore, duke shtuar se kanë kërkuar takime me zyrtarë të qeverisë, por deri më tani i kanë mbajtur me premtime dhe nuk kanë marrë masa konkrete.

Lajme të tjera |  “Ndërkombëtarët dikur na shihnin me përçmim, sot na respektojnë", Rama në Gjirokastër: Qyteti sot po shkëlqen, vjet kishte 600 mijë turistë

Ata shprehen se janë pro zhvillimit të rrugës, por kërkojnë që të mos kalojë përmes fshatit, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë. Sipas tyre, me projektin që i është njoftuar pa i treguar asnjë dokument, 30 banesa do të shemben.

“Kemi kërkuar zgjidhje. Institucionet shqiptare vazhdojnë të heshtin. Asnjë përgjigje, asnjë reflektim, asnjë dialog. Në mungesë të çdo reagimi, protestojmë me aktin më të dhimbshëm simbolik, arkivolin”, u shpreh një nga banorët, duke shtuar: “Ky nuk është një projekt zhvillimi, por një sulm i drejtpërdrejt ndaj një komuniteti të tërë.”

Por protesta nuk vazhdoi për gjatë, pasi u bë edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit. Edhe pse në tubim kishte gra dhe fëmijë, sërish efektivët e Policisë së Shtetit i kanë shtyrë forcërisht, edhe pse qytetarët kishin dalë për të kërkuar të drejtën e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us