Empoli ka pësuar një humbje të ngushtë 2–1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së Serisë A, në një përballje ku vëmendja u përqendrua edhe te rikthimi i mbrojtësit shqiptar, Ardian Ismajli.
Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Ismajli u kthye në fushë, duke sjellë një lajm të mirë për trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo, në prag të grumbullimeve për ndeshjet e radhës të Kombëtares. Kujtojmë që ai nuk ishte i disponueshëm për Shqipërinë për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë seancave stërvitore
MBROJTJA- Me rikthimin e Ismajlit, reparti i mbrojtjes kuqezi është i kompletuar. Deri tani, nuk ka asnjë shqetësim dhe Silvinjo do të ketë shumë zgjedhje në dy ndeshjet e qershorit kundër Serbisë dhe Letonisë. Për të në dispozicion janë: Gjimshiti, Kumbulla, Ajeti, Mihaj dhe së fundmi edhe Ismajli.