Një dyndje e madhe tifozësh ka “pushtuar” stadiumin e “Ashton Gate” në Championship. Skuadra e Bristol Cityt ku luan futbollisti shqiptar Anis Mehmeti ka siguruar pjesëmarrjen në play off-in e Premier League.
Ekipi i sulmuesit kuqezi barazoi ditën e sotme ndaj Preston me rezultatin 2-2, por pa dëme. Bristol City e mbylli sot kampionatin e Championship në vendin e 6-të, duke shkuar menjëherë në play off-in e elitës së futbollit anglez.
Në vërshëllimën e fundit të arbitrit, shumë tifozë të skuadrës vendase u “vërsulën” në fushë për të festuar kualifikimin në play off-in e Premier League. Bashkë me Bristol Cityn, në play off shkojnë dhe Coventry, Sunderland dhe Sheffield United.