Bilanc lufte në Laç/ Pesë të plagosur, zbardhen EMRAT dhe DINAMIKA. Policia identifikon autorin

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona.

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Angjelina Gjezaj (Shitëse ambulante) dhe Amarildo Ndoj. Mes tyre Geri Bitri dhe Amarildo Ndoj janë në gjendje të rëndë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij

Lajme të tjera |  Detajet nga ngjarja në Laç/ U qëllua me automatik në drejtim të një automjeti, të plagosur tre të rinj dhe një grua që shiste qirinj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us