Pas Barcelonës, edhe Arsenali futet në garë për yllin e Atalantës

E ardhmja e Ademola Lookman vazhdon të jetë temë debati te Atalanta. Sulmuesi nigerian po e konsideron seriozisht largimin nga Bergamo për një klub të madh evropian dhe duket se nuk ka mungesë të pretendentëve dhe Arsenali thuhet se i është bashkuar listës së gjatë të ekipeve të interesuara për lojtarin e lindur në vitin 1997, raporton “Sky Sport DE”.

Paris Saint-Germain gjithashtu mund të trokasë përsëri në derë, ashtu si edhe Juventusi. Kostoja e lojtarit mbetet gjithmonë e njëjtë, përtej momentit të rënies klubi nuk ka ndërmend të bjerë nën 50 milionë euro. Nuk do të ketë mungesë ofertash, madje as nga klubet e mëdha angleze, prandaj “ankandi” mund ta rrisë çmimin.

Lajme të tjera |  4 "firo" dhe 1 në pritje, Tirana e “masakruar” përballë Pogradecit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us