Berisha në Vlorë: Jam zotuar para Ismail Qemalit, Ramën do e largoj nga Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Vlorës. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin përmbyllës në Vlorës, Berisha theksoi nevojën për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme turistike dhe historike të Vlorës, duke mos i kursyer akuzat për abuzimet dhe mashtrimet e qeverisë aktuale. Por po ashtu, ndër të tjera, në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës, Berisha “zbuloi” premtimin që kishte bërë Ismail Qemalit.

“Ora e historisë u fton ju të qëndroni. Edi Rama të ardhme nuk ka. Tani do u rrëfej një gjë. Jam këtu në këtë shesh, kur erdha në Vlorë, që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria. Do e çoj në Beograd. Do e bëj këtë për Ismail Qemalin. Do e bëj këtë për cdo shqiptar. Do e bëj këtë për Vlorën. Do e bëj këtë për Shqipërinë. Edi Rama, je në rreth të kuq. Fundi të pret. Edi Rama, nuk mund të luash ti me fatin e Shqipërisë. Nuk luan dot ti me lirinë e shqiptarëve, me dinjitetin e tyre, me të ardhmen e tyre. Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

Lajme të tjera |  Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur

Ndërkohë na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj, ku do të zgjidhet kryeministri që do të qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Dy partitë kryesore, ajo Socialiste dhe Demokratike kanë përveshur mëngët dhe po organizojnë takime elektorale në çdo qytet të vendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us