Me kampionatin tashmë në duart e Napolit, duket se të gjitha energjitë e Interit janë përqendruar te Liga e Kampionëve. Këtë kanë lënë të kuptohet edhe fjalët e zëvendestrajnerit të Interit pas fitores kundër Veronës. Masimiliano Farrisi ka thënë se skuadra ka më shumë shanse të fitojë Ligën e Kampionëve se sa titullin e Serisë A, pavarësisht se sa absurde mund të tingëllojë në opionin sportiv.
“Duam ta kurorëzojmë këtë sezon me ëndrrën për të fituar Ligën e Kampionëve. Duket çmenduri, por mendoj se kemi më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve se sa titullin, edhe pse e dimë se do të përballemi me një ekip të çmendur, Barcelonën