Rama si orakull: Pas pak ditësh shkoj në Kuç dhe shkruaj rezultatin e zgjedhjeve

Në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, Edi Rama foli si orakull i lindjes së largët.

Kryeministri që kontrollon çdo pushtet në këtë vend, fillimisht u shpreh se do të shkojë në Kuç dhe nga aty, nga ku ndoshta ka vegimet, do të thotë se si do të dalë rezultati i këtyre zgjedhjeve.

“Më 11 maj është një takim me historinë, jo zgjedhje të zakonshme. Për pak ditë do të shkoj në Kuç dhe do të shkruaj rezultatin. Ne nuk luftojmë 71 mandate, ato i kemi të sigurta, ne na duhen më shumë, për të bërë reforma, për të hyrë në BE” – u shpreh Rama, që precedentin e parashikimit për rezultatin e zgjedhjeve e nisi në ato të vitit 2023.

Lajme të tjera |  “Ta provojë një herë budallain e gjatë”, Rama: Shkodra të mos dalë nga treni i fitores, 71 mandate i kemi të sigurtë

Rama u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit.

Rama uroi që Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë dhe nga djep i kulturës të bëhet djep ekonomie.

“Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojën Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turp nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim Shkodrën mbrapsht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu, bashkë me Benetin, që e thashë, nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD dhe ja ku jemi sot. Qytet tjetër në energji, optimizëm dhe besim. Ku bënte vaki të bëje miting në Shkodër?

Më dukej tmerr, e gjithë Shkodra shkonte në Ulqin, tani i gjithë Ulqini vjen në Shkodër dhe jo vetëm. Do të arrijmë shpejt 1 milion turistë. Për të gjithë ata që thonë se Edi Rama nuk e don Veriun, po ju them se kemi investuar 1 miliard e 300 milionë euro. Ekonomia këtu sa ka filluar. Ky djep kulture, do të bëhet djep ekonomie.” – u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us