Ish-kryetarja e gruas së PL shfaqet krah Blendi Gonxhes: Bashkë për Tiranën!

Pas largimit nga Partia e Lirisë, Esmeralda Demiraj duket se i është bashkuar skuadrës së PS.

Ish-kryetarja e Lëvizjes së Gruas në PL është shfaqur krah Blendi Gonxhes në një takim elektoral në Tiranë.

Ka qenë kandidati socialist që ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shkruan se Demiraj dikur ishte e angazhuar në një tjetër rrugëtim politik, sot ndajnë të njëjtin vizion, atë të ndryshimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Reagimi i Blendi Gonxhes:

Energji pozitive dhe bashkëbisedim i ngrohtë me mikeshën tonë Ada Demiraj, familjarë, miq e shokë të saj.

Ada ka qenë gjithmonë një zë i fortë për komunitetin, dhe edhe pse dikur e angazhuar në një tjetër rrugëtim politik, sot jemi bashkë në të njëjtin vizion për ndryshimin që meriton Tirana dhe gjithë Shqipëria.

Lajme të tjera |  Temperaturat arrijnë deri në 29 gradë celsius, si parashikohet moti për këtë të diel

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us