Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.

Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe partitë e reja, që sipas tij janë krijuar për interesin e tyre dhe bëjnë premtime të cilat nuk do i mbajnë kurrë. Rama theksoi se ai dhe PS nuk bëjnë premtime po ata thonë atë që do bëjnë.

“Kur mblidhen 10 veta për të bërë një parti, mblidhen për interesat e tyre. Janë dhjetë veta dhe e kanë gojën aq të madhe dhe thua ku paskemi qenë ne. Partitë e vogla nuk janë vlerë për demokracinë.

Lajme të tjera |  “Me aritmetikën jemi në hall”, Rama: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 milionë!

Në kushtet kur këneta ka marrë rrugën, atëherë dalin këto të tjerat dhe premtojnë. Ne nuk premtojnë, ne themi çfarë do bëjmë. Analizat bëhen me ministrinë e financave dhe ekspertët ndërkombëtare. Ekonomistin e kam specialistin e kancelares gjermane, 10 vjet atje kancelarë. Më ndihmojnë dhe mua se unë me aritmetikën e liceut” – u shpreh Rama. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us