Mposhti i vetëm Dinamon, Bekim Balaj: Finalen do e fitojmë me çdo kusht

Bekim Balaj rezultojë “heroi” i Vllazniës në fitoren 2-1 të ekipit shkodranë. Sulmuesi shënoi dopjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes ai ka folur për mediat:

“Jam i lumtur, që shënova dhe arrita të ndihmoj skuadër që të dalë në finale. Kemi akoma shumë punë përpara. Kemi një finale për të luajtur, shpresoj t’ia dalim edhe në finale.

Do e ndjekim ndeshjen nesër, Egnatia ka disfavorin e ndeshjes së Kupës, mbetet për t’u parë. E rëndësishme është me kë t’i ecë skuadrës. Egnatia ka bërë mirë këtë sezon dhe është skuadër cilësore, e mbylli kampionatin në vendin e parë.

Pjesa e parë u luajt mirë, shënuam 2 gola. Duhet ta nismin pjesën e dytë me kujdes, por jo në atë mënyrë. U tërhoqëm pak shumë, Dinamo kishte dy raste shënimi të pastra. Goli që shënuan shpjet iu dha zemër. Dinamos i duheshin 3 gola, e rëndësishme është të mbronim, në këto ndeshje e rëndësishme është të fitosh dhe jo si luan.

Bëhemi shumë shkodran dhe normalisht që e ndjejmë, ndjesinë e mungesës së titullit e hasim çdo ditë, në lagje, në skuadër. Shkodra e do titullin dhe këtë vit jemi më afër. Me meritë erdhëm në vendin e dytë, fituam edhe sot kundër Dinamos, rrugëtimi jonë ka qenë i sigurt. Finalja do të fitohet me çdo kusht”, u shpreh Balaj.

Lajme të tjera |  FORMACIONET ZYRTARE/ Tirana dhe Pogradeci për të ndarë llogaritë, bardheblutë për lavdinë ndërsa liqenorët për historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us