“Dhëmbë për dhëmbë” për biletën e finales, Edlir Tetova dhe Skënder Gega kanë gati 11-shen titullare (FORMACIONET E MUNDSHME)

Në orën 20:00 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në “Arenën Kombëtare”, aty ku do të luhet gjysmëfinalja e dytë e “Final – Four”. Përballje kjo shumë e rëndësishme për skuadrat që synojnë edhe titullin.

Rrogozhinasit vijnë në këtë ndeshje pak më shumë të lodhur, pasi në mesjavë sfiduan Dinamon në finalen e Kupës, ku fatkeqësisht u mposhtën pas “ruletës ruse”, me dinamovitët që fituan trofeun. Por pavarësisht kësaj, Edlir Tetova ka gati ekipin dhe tashmë në “kokë” ka bërë gati edhe 11-shen e tij tutullare.

Ndërkohë nga krahu tjetër Skënder Gega ka patu më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë përballje. Fatmirësisht edhe trajneri tropojanë do të jetë gati ekipin, ndërsa tashmë ka “fiksuar” edhe titullarët.

Lajme të tjera |  Grushtat me presidentin e Dinamos, Tefik Osmani shoqërohet nga policia (VIDEO)

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Dajsinani, Alijev, Sota, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Fernando, Lushkja, Ujka, Zejnullai, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova.

Partizani: Qirko, Bytyçi, Preka, Domgjoni, Buxhelaj, Kote, Sembene, Mehmeti, Keko, Bintsouka, Eleke. Trajner: Skender Gega

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us