Humbi derbin e 4 në këtë sezon, “shpërthen” Jose Mourinho: Gjithçka është vendosur në fillim të sezonin

Fenerbahce u mposht në derbi nga Besiktas, me këto të fundit që fituan 1-0 ndaj ekipit të Jose Mourinho. Tashmë pas kësaj disfate skuadra e portugezit është 8 pikë larg Galatasarayt që kryeson, ndërsa për Mourinhon ishte humbja e derbit të 4-të në këtë sezon në 5 të luajtura.

Ish-trajneri i Romës ka “shpërthyer” pas kësaj humbje, e cila thuajse i ka shuar edhe shpresat për titullin në këtë sezon. Mourinho shprehet se gjithçka është vendosur në fillim të sezonin dhe shumë vendime kanë qenë kundër ekipit të tij.

“Kur disa nga lojtarët tuaj nuk luajnë mjaftueshëm mirë, kjo ndikon edhe në performancën tuaj kolektive. Rezultati i ligës u përcaktua para se të fillonte liga. Ndeshjet që humbëm në shtëpi ishin vendimtare. Vendimet e VAR-it, vendimet e gjyqtarëve. Jam shumë i lodhur duke folur për këto. Nuk kam pushtet, asgjë nuk ndryshon, por kjo është situata, kjo është e vërteta”, ka përfunduar portugezi.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Ka raste të shumta dhe gola të anuluar, përfundon pjesa e parë mes Tiranës dhe Pogradecit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us