Pothuaj 200 mijë pritet ta dërgojnë votën me postë, por rreth 1.6 milionë të tjerë në emigracion nuk do të votojnë

Nga Eduard Zaloshnja

Deri në çastin që po shkruaj këto rreshta, kanë mbërritur në KQZ pothuaj 145 mijë vota nga diaspora. Duke gjykuar nga ritmet e derisotme, kjo shifër mund ti afrohet 200-mijëshit deri më 11 maj.

Por 1.6 milionë zgjedhës të tjerë në emigracion nuk do të dërgojnë vota me postë në KQZ. Madje shumica dërrmuese e tyre nuk u regjistruan fare për të votuar me postë…

Aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit (janë 18 vjeç e sipër). Nga këta rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri (sipas INSTAT). Domethënë, rreth 1.8 milionë zgjedhës janë në emigracion.

Në qoftë se pothuaj 200 mijë e dërgojnë votën e tyre me postë deri më 11 maj, i bie që rreth 11% zgjedhësve në emigracion të votojnë. Ose rreth 81% e 246 mijëve që u regjistruan për të votuar.

Lajme të tjera |  “Nëse votoni kënetën hyni në gjynah, mbani rrugëve një njeri që duhet të ishte në shtëpi”, Rama ironizon Berishën: Mosha e ka lajthitur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us