Rama zbulon se përse caktoi Majkon dhe ‘Mamicën’ në Kavajë: Bufi e hëngri kreun e PD këtu pasi do skllevër

Në Kavajë, ku mbajti dhe takimin përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama foli dhe për arsyet se përse caktoi Pandeli Majkon dhe Elisa Spirolin në këtë zonë.

Pasi vlerësoi figurën e Majkos për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë dhe PS, kreu i qeverisë u shpreh se mazhoranca nuk dëshiron të jetë në borxh me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe për këtë arsye caktoi aty ish-kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit.

“Iu them demokratëve të Kavajës, si ka mundësi të hidhni votën në kënetë? A ua bëri qytetin? Jo. Mirë qytetin nuk e bëri, por hëngri dhe Hysenin. I them Pandit përse erdhi këtu. Ne për Kavajën dhe Rrogozhinën nuk duam që të mbetemi në asnjë borxh. I kemi sjellë Mamicën, kryetaren e Kuvendit, Ilvën, Eldin, Antonetën dhe kryeministrin e luftës së Kosovës, një figurë historike dhe protagonist i ndryshimeve demokratike dhe një urë paqeje”, tha kreu i qeverisë.

Rama nuk la pa përmendur dhe krahun rival, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendimin e Sali Berishës për të lënë jashtë liste kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu, ndonëse ky i fundit kishte dalë i parë në primaret e demokratëve. Sipas Ramës, Berisha nuk i do individët e lirë.

“Kreu i PD të Kavajës bëri një faj të madh, fitoi primaret në gjithë Tiranën dhe përfundoi në barkun e bufit. E hëngri bufi. Ai nuk do individë të lirë, por skllevër. Nuk do qytete të bukura bufi, por vendbanime në hije. Dy pika e kanë mbështetur symbyllur bufin, Tropoja dhe Kavaja. Tropoja dhe Kavaja kanë pasur më pak investime nga qeveria e bufit se kushdo tjetër. Mendoni se është rastësi? Jo, nuk është rastësi.

Ku është Hysa. Nuk është në skuadër. Më kanë thënë se nuk është as në Kavajë. Ua them unë ku është. Është në barkun e bufit. Të gjithë ata që fituan në primare, që kishin një fytyrë të tyre, dhe një njerzillëk, nuk janë në skuadrën e kënetës. Se nuk po them gjelin e detit të Peqinit. Bufi nuk e duronte dot gjelin”, u shpreh kryeministri në Kavajë.

Lajme të tjera |  Blendi Gonxhja: Në rang vendi PS synon 78 deri në 80 mandate

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us