Ngjarja tragjike në Mirditë: Po çonin rrymën elektrike në qendrën e votimit, humb jetën një nga elektricistët, 2 të tjerë plagosen

Po punonin për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër-Rrëshen të Mirditës, humb jetën një eletricist dhe dëmtohen dy të tjerë.

Viktima është Emiljano Bunga, punonjës i OSHEE, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Qendra e votimit npodhet tek godina e ish-shkollës së mbyllur në Kodër-Rreshen.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet, kurse të dëmtuarit janë transportuar për në spital.

Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes tragjike.

Lajme të tjera |  Si duhet kuptuar qëndrimi i DASH për Non-Gratan e Berishën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us