Parashikimi i Ramës: Berisha të dielën do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen dhe të martën revolucion

Kryesocialisti Edi Rama kërkon 20 mandate deputetësh në Tiranë për Partinë Socialiste nga 18 që ka aktualisht.

Në fjalën e tij në mitingun përmbyllës të PS në Tiranë, Edi Rama u bëri thirrje kryeqytetasve që ditën e diel të mendojnë për Shqipërinë në BE.

“Në Tiranë do marrim 1 apo 2 plus duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova, por e lashë veç sepse Tirana ha bukë veç. Është jo vetëm kryeqyteti dhe qarku më i madh i Shqipërisë, por Tirana është dhe krenaria jonë më e madhe, por si shpëtimtarët dhe transformuesit e saj që i kemi dhënë këtij qyteti, dikur të mbytur në llumin e kënetës, sharmin e Europës.

O tirons demokrat, si të kam? Të dielën duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rrugicën e pastruar të fytit të Fahri Balliut. Ndërsa tiranasit të lëkundur i them ti ke mllef dhe shpoti që s’gjen dot asnjë shenjë përmbarësi, por duhet të mendohesh më shumë për pasaportën europiane të familjes tënde. Tirana duhet të mendoje të dielën për blunë e Europës dhe kuqezinë e Shqipërisë. Tirana duhet të ma besojë edhe një gjë, që kur ka ardhur dita që Kamza e arratisur nga këneta do ta sjellë në pako pjesën e vetë për të 19, atëherë s’ka kuptim që Tirana mos ta paketojë të 20-in. Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, i qetë, pozitiv, nuk ka pasur ndotje të mëdha akustike apo pamore përveç atyre grumbujve me leshterikë, apo grushteve dhe shkelmave madhështore mes veti”, tha ndër të tjera Rama.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us