E KRYER/ Arrihet marrëveshja personale, Arsenal paguan 60 milionë euro për lojtarin e Realit

Arsenali pas eliminimit nga Champions League duket se tashmë i gjithë fokusi do të jetë te merkatoja. “Topçinjtë” do të bëjnë disa lëvizje të rëndësishme gjatë verës në mënyrë që të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri.

Kështu afrimi i parë i tyre mund të konsiderohet Martin Zubimendi. Ky i fundit aktualisht është pjesë e Real Sociedad dhe bëhet me dije se palët kanë arritur marrëveshjen personale mes tyre.

Lojtari ka klauzolë largimi nga spanjollët 60 milionë euro, shifër kjo që anglezët janë dakortësuar për të paguar për të siguruar shërbimet e tij. Arsenali tashmë po “kopsit” edhe detajet e fundit të kontratës mes tyre dhe shumë shpejt pritet që ky operacion të konkretizohet.

Lajme të tjera |  Xabi Alonso me ide të qarta, 2 janë futbollistët që kërkon të marrë me vete në Madrid

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us