“Sinqerisht, shumë e vështirë ta ndalosh”, Toni Kroos i thur “elozhe” Lamine Yamal: Është vetëm 17-vjeç

Lamine Yamal padiksutim që me paraqitjet e tij ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse 17-vjeç, ka arritur të jetë një ndër futbollistët më të mirë në botë.

Toni Kroos është i radhës që ka folur për talentin e spanjollit. Ish-futbollisti i Real Madrid flet me shumë admirim për Yamal, ndërsa thekson se është shumë e vështirë ta ndalosh atë.

“Sinqerisht, është shumë e vështirë të ndalosh Lamine Yamal tani. Driblimi është tashmë i vështirë, por kur ai futet brenda dhe luan një top të hapur kur të gjithë presin që ai të driblojë, kjo është diçka vërtet sfiduese për mbrojtësit.

Ai ka 25 asistime ose diçka e tillë këtë sezon. Edhe nën presion, ai ende po e shijonte lojën, duke kërkuar ende topin. Po flasim për një 17-vjeçar”, ka theksuar legjenda madrilene.

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us