Zyrtare, Mihaj njofton largimin nga Famalicao

Enea Mihaj ka njoftuar largimin nga Famalicao pas këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares ka kontratë deri më 30 Qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovojë.

Nga 1 Korriku, Mihaj do të jetë lojtar i lirë dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mihaj ka njoftuar se do të largohet pas fundit të këtij sezoni.

26-vjeccari ishte pjesë e skuadrës portugeze nga viti 2022 dhe numëron 82 ndeshje të luajtura. Në të kaluarën, Mihaj ka qenë pjesë e PAOK dhe Panetolikos në Greqi, ndërsa mbetet të shihet se ku do të transferohet.

Lajme të tjera |  Nga fusha te kutia e votimit, Kombëtarja “formacion” zgjedhor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us