E BUJSHME/ “Shihemi sezonin tjetër”, ylli i Dinamos “ZYRTARIZON” qëndrimin

Dinamo nuk i plotësoi dot të gjitha objektivat që kishte këtë sezon. “Djemtë” e Ilir Dajës nuk u shpallën dot kampionë në Superiore, por fituan Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë që tani po mendohet për merkaton, ku priten afrime të rëndësishme, por sigurisht edhe largime. Ndërsa së fundmi është anësori Bekim Maliqi që ka gëzuar dinamovitët.

Maliqi ka publikuar disa foto të tijat në ndeshjen e fundit përballë Partizanit, ku përbri tyre shkruan: “Shihemi sezonin tjetër”. Kështu, në njëfarë mënyre, 23-vjeçari ka “zyrtarizuar” qëndrimin e tij te Dinamo, të paktën edhe për një tjetër sezon.

Në sezonin që lamë pas, Maliqi ka marrë minuta në 32 ndeshje, teksa ka asistuar në një gol.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ndeshja e shumëpritur ndaj Serbisë, FSHF njofton mbi shitjen e biletave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us