Barcelona mori një fitore me “aromë” titulli në “El Clasico” e djeshme përballë Real Madrid. Supersfida përfundoi 4-3 në favor të katalanasve, por nuk munguan as momentet me polemika.
Një ndër këto momente ishter kur Barcelona shënoi golin e 5-të me Fermin Lopez. Por gjithçka u anulua me ndërhyrjen e VAR, për shkak të një prekje me dorë gjatë aksionit.
Në këto kushte, goli u anulua menjëherë. Ndërsa vetë Federata Spanjolle ka publikuar bisedën e gjyqtarëve, e cila është bërë virale dhe po thyen rrjetin.
Një zë që nuk është zbuluar se i cilit është, thotë: “Falë Zotit!”. Kjo ndodhi kur kryesori i sfidës, Hernandez Hernandez po fliste me gjyqtarin e VAR, Martinez Munues.
Pjesë nga biseda:
Martinez Munues: “Më dëgjo, Aleks, kemi vënë re një prekje me dorë të topit, ok? Të lutëm hajde shikoje”.
Zë i panjohur: “Falë zoti. Po, po, sigurisht”.
Hernandez Herandez: “Ok, perfekt. Le të vazhdojmë. E prek dorën e tij, po. Topi do të shkonte jashtë. Tani më jep një kënd më të gjërë që të shoh gjithë aksionin dhe si përfundon. Ok, perfekt. Dora është qartësisht e ngritur. Do ta anuloj si gol”.