Opozita po humb thellë, reagon Berisha: Mirënjohje komisionerëve, do të flas kur të përfundojë numërimi i votës së fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë pë shtyp, duke u prononcuar për herë të parë, pas humbjes së thellë që po pëson opozita. Berisha inkurajoi komisionerët të numërojnë çdo votë.

“Shpreh mirënjohjen dhe falenderim të madh për komisioinerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës.

Së dyti ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

Sot, këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush në mënyrë një thirrje për demokratët, opozitarët që të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.

PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës e çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Të përfundojë numërimi i votës së fundit atëherë PD do të bëjë vlerësimin e saj”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtaret? Berisha: Vetëm ai lart mund të ndalojë PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us