PD me 14 mandate në Tiranë, Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Partia Demokratike deri tani ka siguruar 14 mandate në Tiranë, kur janë numëruar rreth 30% e kutive të votimit.

Ajo që bie në sy është fakti që prej rezultatit të dobët të demokratëve në Tiranë, Ilir Metaj, kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në paraburgim, rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit.

Duke iu referuar votave të Vorës dhe Njësisë 10 në kryeqytet dhe nëse ky trend do të vijojë edhe në njësitë e tjera, Meta nuk është ndër dy deputetët më të votuar.

Lajme të tjera |  Hapet kutia e parë, sa vota kanë marrë PS e PD

Në Vorë ai ka marrë 94 vota, duke u renditur i 11-ti, ndërsa në njësinë 10 ka marrë 246 vota, duke u renditur i treti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us