Numërimi- 9 qarqe të vendit ‘vishen’ rozë, PS kryeson me epërsi në Elbasan, Fier e Gjirokastër

Në një përditësim të fundit të rezultateve nga KQZ, nga 1038 kuti të numëruara e të raportuara deri tani (nga 5225), PS kryeson me 53,26%. Partia Socialiste dominon në 9 qarqe të vendit: 

Në qarkun Berat, PS kryeson me 59.71 %, PD 29.66 %.

Në qarkun Dibër PS kryeson me 58.28 %, PD 37.20 %.

Në qarkun Durrës PS kryeson me 51.79 %, PD me 40.29 %

Në qarkun Elbasan PS kryeson me 61.18 %, PD me 29.13 %.

Në qarkun Fier, PS kryeson me 62.91%, PD me 25.37 %.

Në qarkun Gjirokastër PS kryeson me 64.12 %, PD me 27.95 %

Në qarkun Korçë, PS kryeson me 54.84 %, PD me 34.65 %

Lajme të tjera |  Numërohen mbi 1500 kuti, PS thellon diferencën me PD, forcë e tretë PSD

Në qarkun Lezhë, PS përmbys rezultatin me 45.34 %, PD me 43.20 %

Në qarkun Tiranë PS kryeson me 47.52 %, PD me 35.27 %

Në qarkun Vlorë PS kryeson me 57.33 %, PD me 28.84 %

Vihet re se në tre qarqe rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Përkatësisht në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër.

Nga kutitë e numëruara deri më tani ka tre qarqe ku rezultati është ‘pro’ për opozitën. Partia Demokratike kryeson në qarqet e Kukësit dhe të Shkodrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us