“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se nuk do të kthehet në PD pa dhënë dorëheqje kryetari aktual i saj, Sali Berisha.

Sipas Sulës, rezultati në zgjedhje, mbështetur edhe në statutin e PD-së, e bën të detyrueshëm dorëheqjen e kryetarit, në rastin kur ai humbet në zgjedhje politike.

“Nëse Berisha jep dorëheqje, unë jam i gatshëm të kthehem në PD për të dhënë kontributin tim për ringritjen dhe një reformim të kësaj forcë politike.

Ideja më e mirë është drejtimi nëpërmjet një grupi kolegjial për një periudhë të paktën 6 muaj sa të kryhet procesi i reformimit dhe më pas të kalohet në zgjedhjen e niveleve drejtuese. Por, nëse Berisha nuk jep dorëheqje, unë nuk shkel në PD”,  tha Sula.

Lajme të tjera |  Partia Demokratike humbet një mandat në Tiranë, ja kujt force politike i shkon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us