Egnatia kampione e Shqipërisë, Dinamo fituese e Kupës! Klubi shqiptar uron ekipet që bënë “ligjin”

Egnatia fitoi mbrëmjen e djeshme titullin kampion të Shqipërisë duke mposhtur Vllazninë në finale me shifrat 4-0. Ndërsa trofeun e Kupës së Shqipërisë, e fitoi Dinamo përballë kampionëve të ditës së sotme.

Në përfundimin e sezonit futbollistik në Shqipëri, Shkëndija e Tetovës ka uruar ekipin rrogozhinas dhe atë kryeqytetas për titujt.

“FC Shkëndija dërgon përshëndetjet më të përzemërta për Egnatian që shkroi historinë duke u shpallur për të dytën herë rresht kampione Shqipërisë. Urimet më të sinqerta edhe për Dinamo City-n për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Dy skuadrave i’u urojmë suksese në aventurën evropiane dhe shfaqje të denjë në skenën e ndërkombëtare.”, shkruan klubi shqiptar.

Lajme të tjera |  VIDEO/ La Italinë për Shqipërinë, mesfushori i Seria A bëhet debutimi i parë nën drejtimin e Maran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us