Egnatia triumfoi ndaj Vllaznisë në finalen e titullit kampionë. Rrogozhinasit për herë të dytë rresht në histori kanë arritur të shpallen kampionë.
Skuadra e Edlir Tetovës mbrëmë nuk ka fituar vetëm trofeun e titullit, por edhe milionat. Siç dihet skuadra kampione fiton edhe 100 milionë lekë të vjetër.
Shumë kjo që jepet nga FHSF-ja si shpërblim për fituesin. Por jo vetëm kaq, pasi rrogozhinasit si vendi i parë në Superiore kanë fituar edhe 100 milionë lekë të vjetër të tjerë.
Plot 200 milionë lekë të vjetër për Egnaian, shumë kjo që do t’i ndihmojë ata të përforcohen për sezonin e ri.