“Ne nuk do t’i njohim këto zgjedhje’/ Noka: Nuk do të dorëzohemi. Por s’mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…?!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje.

Në një prononcim për Top Channel, Noka theksoi se opozita bën një pjesë të detyrës së saj për të mbrojtur demokracinë por nuk mundet e vetme ta mbrojë atë.

“Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim. Kur të arrish në këtë konkluzion duhet të sqarosh qytetarët se që në 2017 deri tani Rama dhe narkoregjimi i tij kanë ardhur vetëm duke u instaluar më fuqishëm, duke forcuar financiarisht makinerinë e tij elektorale. A ka pasur në Shqipëri votë të lirë?

Kurrë nuk dorëzohemi ne. Opozita bën një pjesë të detyrës së saj për të mbrojtur demokracinë por nuk mundet e vetme ta mbrojë atë.

Vota në kuti nuk është prekur, dhe shpreh mirënjohje për komisionarët dhe numëruesit që po numërojnë çdo votë të demokratëve.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë/ Kush janë kandidatët në listën e mbyllur të PD që ngelën jashtë Parlamentit

Që unë të bëj një ushtri patronazhistë dhe të ndjek çdo qytetar… ku është SPAK, në diasporë u është kërkuar që t’ua çojnë me foto”, tha Noka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us