Humbja e thellë e opozitës, Baton Haxhiu: Berisha të mos largohet, ja pse PD duhet të prekë fundin…

Baton Haxhiu, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se nuk ka ndonjë rëndësi a i njeh Sali Berisha zgjedhjet, por shtoi se do të jetë problematike për opozitën nëse bojkoton Parlamentin.

“Deklarata e sotme ishte sa për të dalë në konferencë. Berisha e ka dhënë verdiktin në dy intervista me një fjalë, misionar. Ai ka thënë jam misionar dhe jo një lider i partie politike. Ai as do të largohet nga kryesimi i PD dhe e parëndësishme është a do ti pranojë apo jo zgjedhjet. Rëndësi ka të mos bojkotojë Parlametin pasi lë hapësirë të pariparueshme për të ardhmen dhe demokracinë. Lajm i keq që një parti fiton 82-83 mandate. Lajm i keq po ashtu kur një lider pëson këtë humbje dhe përdor misionaritetin si koncept.

Lajme të tjera |  "7 x 7 = 0 Mandate" - Lulzim Basha del në pension politik, dështoi me partinë e tij të re

Kjo shoqëri do një frymë tjetër, koncept tjetër, misionariteti nuk është koncept politik, por më shumë religjioz dhe revolucionar, në çfarëdo aspekti e kap këtë dimension”, tha Haxhiu.

I pyetur nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së pas humbjes së thellë, Haxhiu tha se ai duhet të qëndrojë, që kjo parti të prekë fundin, në mënyrë që të krijohet një frymë e re.

“Mendoj se PD duhet ta mbajë doktorin, duhet të prekë fundin që të kuptojë se sa keq ka funksionuar. Njëkohësisht, aty nuk prodhon shpresë për shqiptarët. Ai vend dhe ata njerëz nuk prodhojnë shpresë për shqiptarët. Duhet të qëndrojë në një parti që të prekë fundin. Le ta ketë misionarin e vet atje dhe ta shkatërrojë të kaluarën. Njëkohësisht të krijohet një frymë e re që është brenda të djathtës. PD dhe ata njerëz që kanë lejuar këtë gjendje, duhet të përjetojnë fundin…”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us