Dëshiron kalimin në Premier League, 2 ekipe angleze në garë për “objektivin” e Barcelonës

Nico Williams siç dihet prej kohësh është objektivi i Barcelonës, me katalanasit që merkato pas merkato po synojnë transferimin e tij. Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick gjithmonë është përballur me disa pengesa, teksa as në këtë merkato nuk do ta kenë të lehtë.

Kjo pasi sic dihet dëshira e spanjollit ëshë kalimi në Premier League dhe tashmë për të janë në garë 2 ekipe angleze. Arsenal dhe Chelsea dëshirojnë 22-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me Athletic Club dhe Spanjën.

Të dyja skuadrat angleze do të luftojnë me njëra – tjetrën për shërbimet e spanjollit, i cili asahtu siç pritet mund të ketë edhe kërkesa të larta si financiare ashtu edhe personale

Lajme të tjera |  Në “top-5”, mbrojtësi i Kombëtares ndër më të mirët në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us