“Plaçka e vjedhur duhet të kthehet”, Berisha kundër rezultatit: Kemi filmime, do i çojmë në BE e SHBA

Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë me gazetarët nuk ka pranuar rezultatn e zgjedhjeve, ku demokratët siguruan 50 mandate. Berisha e quajti një farsë elektorale dhe sipas tij këto zgjedhje u grabitën dhe u plaçkitën. Berisha u shpreh se në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Kryedemokrati deklaroi se Partia Demokratike ka fakte të bollshme, ku provohet vjedhja e votës dhe do t’i dërgojnë në kancelaritë e Europës, si dhe në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.

“Ne kemi aq të panumërta fakte sa kemi vështirësi të zgjedhim e çfarë të paraqesim përpara,” ka deklaruar ai.

Po ashtu, Berisha ka bërë një paralelizëm me vitin 2001, kur, sipas tij, edhe atëherë ndodhi një situatë e ngjashme, por rezultati i luftës për të mbrojtur të drejtën e votës ishte i qartë.

Sali Berisha: Në këtë kuadër, dënoj me forcën më të madhe terrorin e policisë ndaj numëruesve e komisonerëve. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina, e gjithë ngjarja është një kurth policesk, i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës. Dënoj aktet e tjera që kanë terrorizuar demokratët, që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Ftoj demokratët dhe mbarë opozitën të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, duke kërkuar rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asgjë fuqi nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën në mënyrat më kriminale, do të zhgënjehen më vonë kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Evropës dhe botës shëmtinë e kësaj farse elektorale. Më shumë se kurrë kemi fakte dhe dokumente, më shumë se kurrë. Vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODHIR, për çfarë unë përgëzoj misionin e Zannier, i cili në kushte jo të lehta arriti në një vlerësim paraprak, në tërësi do të thosha real. Por, natyrisht me ODHIR dhe OSBE, si dhe të gjitha kancelaritë europiane, senatin dhe kongresin e SHBA, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh dhe dokumentesh të pakundërshtueshme. Narko regjimi i Tiranës nuk mundet të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu. Kur ne kemi shkuar në 2001, kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim e çfarë të paraqesim përpara, atëherë nuk mundet kush… mos harroni, ne kemi fituar dhe do të fitojmë.

Lajme të tjera |  Dita e Edi Ramës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us