Belind Këlliçi gati për “luftë”, shfaqet i veshur si Zelensky: Brenda 7 muajsh do e rrëzojmë Edi Ramën. Ose maksimumi brenda një viti

Belind Këlliçi doli këtë të premte për të protestuar për zgjedhjet e 11 majit.

Por ajo që ra në sy, ishte veshja e tij.

Ai u shfaq i veshur si Zelensky, a thua se Shqipëria është në luftë.

Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se do të faktohet manipulimi zgjedhor.

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës  u shpreh i bindur se pas disa muajshe ose 1 viti, do ngremë pyetjen se ku është Edi Rama dhe ministrat e tij.

“Kush ka future duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it.

Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.

Lajme të tjera |  VIDEO: Katër mandate?! Kancelari gjerman habitet me fitoren e Ramës

Në vijim ai theksoi se natyrisht edhe PD mund të ketë gabimet e saj dhe do të bëjë analizën e saj, pork jo do të ndodhë pasi të publikohet edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR përe zgjedhjet./Tema

“Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo program, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet”, tha Këlliçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us