Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit, duke u shprehur se “jam shumë i lumtur për mandatin e qartë”.

Macron, sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE-së, theksoi se Franca do të jetë krah vendit tonë, duke shtuar se vendi ynë po bën reforma ambicione.

“Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejtë BE”, deklaroi Macron, teksa shtoi se 2027, nuk është vetëm një perspektivë, por realitet.

Emmanuel Macron: Përtej kësaj marrëdhënie dypalëshe kemi dëshiruar të shkojmë më lart dhe më fort, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm duhet ta rishpreh këtu bindjen e plotë për ribashkimin e kontinentit për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta.

Lajme të tjera |  “BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i 'Reuters' pyet Ramën, kryeministri: Shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100%

Shqipëria ka bërë avancime të mëdha kohët e fundit, ka bërë blloqe kapitujsh të negociatave,  kam besim tek ajo që po bëni ju dhe jam shumë i lumtur për mandatin e qartë që keni pasur.

Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejtë BE. Reformat ambicioze që po bëni, pas këtyre reformave qe duken shumë teknike për bashkatdhetarët tuaj.

Franca do të jetë krah jush për tju shoqëruar në këtë reformë dhe për tju mbrojtur në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet sepse ju do të mbani agjendën tuaj, ne do të mbajmë tonën për perspektivën e 2027 që nuk është vetëm perspektivë por realitet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us