Macron në Tiranë/ Rama: Biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

TIRANË- Ka nisur deklarata e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bisedoi me Macron për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Folëm me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Më vjen shumë mirë, sepse kjo është diçka sa e vogël në përmasë aq kuptimplotë në marrëdhënie, që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish-diktatorit Hoxha që ishte zbrazur e po niste puna për ta shndërruar në qendër kulturore. Sot do të jetë kënaqësi ta shoqëroj presidentin për ta parë tanimë në veprim këtë projekt dhe praktikisht kurba e transformimit nga një ngrehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara në një ngrehinë që i jep energji të ardhmes, është simbol i marrëdhënies. Sot e ndjejmë afër Francën edhe në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik e të qëndrueshëm në të gjitha proceset transformuese”, tha ai

Lajme të tjera |  Presidenti Macron ndan videon nga Tirana dhe ka një mesazh për shqiptarët!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us