Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron nga Tirana: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë!

Presidenti Francez, Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me luftën në Ukrainë dhe marrëveshjen e paqes, ku deklaroi se propozimi për armëpushimin është një propozim amerikan dhe duhet të respektohet, por përgjigja e Putinin nuk ka qenë pozitive.

Ai tregoi se gjatë vizitës në Kiev me Merz dhe Starmer, ata telefonuan Trump, ku përcollën thirrjen e tyre për armëpushim me garanci sigurie në Ukrainë dhe se Rusisë duhet t’i bëhet presion.

Më tej Macron theksoi se propozimi për armëpushim, për tu takuar, janë amerikane, janë të rëndësishme dhe nuk mund të kenë një përgjigje negative nga Rusia.

“Po ju them që ballë cinizimit të Putinit, mendoj, jam i sigurte që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë“, theksoi Macron.

Macron: Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Dhe për këtë kemi bërë një punë shumë intensive. Dhe më pas u miratua edhe nga presidenti i Ukrainës. Ne po presim përgjigjen e Rusisë.

Në Kiev ishim me Strmer, Merz, dhe kemi thirrur së bashku zotin Trump për t’i thënë që jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie dhe që duhet vendosur presion mbi Rusinë, akord i dhënë nga Trump është i fortë, pastaj propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll. Të dielën dha pëlqimin Zelensky, sot nuk kemi asgjë.

Lajme të tjera |  Beleri: Berisha të japë dorëheqjen! Përballë Ramës do humbiste dhe Shën Kozmai

Po ju them që ballë cinizimit të Putinit, mendoj, jam i sigurte që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë. Propozimi për armëpushim, për tu takuar, janë amerikane, janë të rëndësishme, nuk mund të kenë një përgjigje të tillë. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë që Ukraina të rezistojë dhe të ketë paqe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us