Fitoi trofeun e parë në karrierë, Mario Mitaj reagon në rrjetet sociale: Marshallah …

Mario Mitaj është shpallur kampion në Arabinë Saudite. Al Ittihad fitoi 3-1 në transfertë ndaj Al Raed, triumf ky që i dhuroi edhe titullin kampionë pak javë para fundit të kampionatit.

Mitaj ka reaguar pas këtij suksesi, i cili shfaqet mjaft i emocionuar. Për mbrojtësin e Kombëtares ëhstë trofeu i parë në karrierën e tij futbollistike dhe për këtë bëhet edhe më i papërshkrueshëm emocioni.

“Krenar që u shpalla kampion dhe që fitoi trofeun e tim të parë me një skuadër fantastike. Asgjë nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e shokëve të skuadrës. Falenderoj tifozët për mbështetjen e skuadrës. Marshalla”, ka shkruar 21-vjeçari në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  “Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us