Armando Sadiku tashmë është një futbollist i lirë në treg. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij në Indi me GOA dhe është në kërkim të një aventurë të re.
Sigurisht që synimet e sulmuesit janë në ndonjë kampionat konkurues dhe të fortë. Por në vendin tona kanë nisur të “ëndërrojnë “ për shërbimet e tij. Saktësisht është skuadra e Elbasanit që synon këtë pistë.
Drejtuesit e shikojnë si idealin për sulmin e tyre në sezonin e ri dhe fakti që Sadiku është nga Elbasani, besojnë se nuk mund të refuzonte të rivishte fanellën e skuadrës së qyetit të tij të lindjes.
Në Elbasan kanë nisur të “ëndërrojnë” dhe si shpesh herë merkatoja mund të sjellë surpriza dhe na mbetet vetëm të presim për të parë se çfarë do të ndodhë mes palëve.