Euro U17 “Shqipëri 2025”, Kombëtarja kuqezi shpall listën zyrtare me 20 lojtarë

Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian.

Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli

Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani

Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj

Sulmues: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi

Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.

Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.

Euro U17 “Shqipëri 2025”, Kombëtarja kuqezi shpall

LISTA
Lajme të tjera |  “Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us