Presidenti Macron ndan videon nga Tirana dhe ka një mesazh për shqiptarët!

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ndau në rrjetet e tij sociale një video nga takimi me kryeministrin Edi Rama në kryeministri. Macron shkruan në shqip një mesazh falënderimi për mikpritjen e ngrohtë në Shqipëri, ndërsa shton se dy vendet do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, në disa fusha.

Vendi juaj është në BE, shkruan Macron.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë.

Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta!

Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona janë kthyer në realizime shumë konkrete.

Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së një shkolle 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje.

Lajme të tjera |  Çfarë do të ndodhë në PD: Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian.

Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, shkruan Macron.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us