Atletikoja e Madridit synon transferimin e Dushan Vlahoviçit nga Juventusi

Sipas Gazzetta dello Sport, Atletikoja e Madridit po shqyrton seriozisht mundësinë për të transferuar sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlahoviçit. Ky i fundit ka gjetur besimin taktik të Tudorit, por e ardhmja e Tudorit me bardhezinjtë nuk do të jetë pa cak. Klubi spanjoll shihet si një ndër pretendentët kryesorë për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit serb, i cili pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” gjatë verës.

Edhe më herët, sjellim rastin e Moratës, bardhekuqtë kanë mbajtur një sy nga qendrat italiane. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për serbin që të rigjejë vetëveten, që dikur konsiderohej si një nga qendërsulmuesit më të mirë evropianë.

Mirëpo kjo nuk është korisja e vetme. Në të njëjtën kohë, Atletikoja ka vendosur në krye të listës së dëshirave të tyre nigerianin Viktor Osimhenin. Nga kjo nënkuptojmë se skuadra spanjolle ka vendosur të ndjekë lëvizjet e Juventusit, në mënyrë që të mos mbetet pa qendërsulmues.

Lajme të tjera |  Në garë për një vend në Champions League, Juventusi “projekton” rikthimin e 2 ish-ëve të mëdhenj

Te Juventusi po ndjekin me vëmendje Osimhenin. Nëse nuk arrihet te ai, Atletikoja mund të ndërhyjë. Nëse arrihet, do të jetë më e lehtë të “bllokohet” kartoni i serbit Vlahoviç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us