Më i votuari nga demokratët pas Tabakut, Berisha: Ilir Alimehmeti na shërben dhe jashtë Parlamentit

Sali  Berisha vlerësoi figurën e Ilir Alimehmetit, i cili mbeti jashtë Parlamentit, pasi u la jashtë listës së mbyllur nga Berisha.

“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të.

Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar

Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime.

Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull.

Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Ambasadori i BE: Kam dy fëmijë me ish-gruan. Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

Alimehmeti nuk arriti të merrte mandat edhe pse mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, pasi PD mori 13 mandate, dhe në listën e hapur arriti të merrte mandat vetëm Jorida Tabaku e cila mori mbi 20 mijë vota.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us