Manaj, luftë me trajnerin e Sivasspor: Mund të luaja, e kishte planifikuar të më linte jashtë

Plas lufta te Sivasspor, ndërmjet Rey Manaj dhe trajnerit Calimbay.

Edhe pse klubi njoftoi zyrtarisht se sulmuesi është i dëmtuar, pas kritikave të ashpra nga drejtuesi i stolit, reagoi edhe lojtari.

Manaj sqaroi situatën, duke theksuar se problemi nuk është dëmtimi në rrëzat e kofshës, por ego e trajnerit.

“Edhe pse kam dy muaj që luaj i dëmtuar, kam dhënë më të mirën. U stërvita me ekipin dy ditë para ndeshjes, isha gati të luaja, edhe si zëvendësues. Trajneri gjeti një justifikim për të më lënë jashtë, diçka që e kishte planifikuar më parë. Më lajmëroi me mesazh se nuk do të më grumbullonte. Ego personale duhet të lihet mënjanë për të mirën e ekipit, por rezultatet kanë treguar se trajneri vendos gjithmonë egon përpara çdo gjëje”, tha Manaj.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2026, situata e krijuar pritet të ndikojë në të ardhmen e Manajt.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Asllani dhe Ramadani nuk përmbahen, “SMS” të qartë portierit të Serbisë disa javë para ndeshjes

Pas 12 golave në Superligën turke dhe faktit që Sivasspori po bie nga kategoria, kuqeziu mund të vendosë ta vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us