Një prej lojtarëve kyç tek Elbasani këtë sezon, mesfushori merr ftesën nga Kombëtarja

Një prej titullarëve të padiskutueshëm të Elbasanit këtë sezon ishte padyshim Cristian Dros me paraqitjet e tij bindëse në mesfushë. 27-vjeçari moldav është shpërblyer së fundmi.

Dros është grumbulluar nga Kombëtarja e Moldavisë për ndeshjen e radhës ndaj Polonisë në miqësore. Gjithashtu, mesfushori i Elbasanit do të jetë pjesë e Kombëtares së tij edhe ndaj Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Dros e bëri debutimin e tij me Moldavinë në janar të vitit 2020, me të cilën ka kryer 15 paraqitje deri tani. Ndërsa me Elbasanin këtë sezon në Superiore ka kryer 33 paraqitje, një gol dhe dy asistime.

Lajme të tjera |  "Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani zbulon pak nga Rolando Maran: Trajneri kupton shumë nga futbolli! Besiktasi? I lumtur për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us