Tek Interi shqetëson gjendja e Lautaros dhe Frattesit, trajneri Inzaghi “i falet” Asllanit për javën e fundit të kampionatit

Interi ndodhet në një situatë shumë delikate në këtë fund sezoni. Zikaltrit po luftojnë për të fituar titullin kampion ku janë një pikë larg Napolit ku ka mbetur dhe një javë, por po përgatiten edhe për finalen e madhe të Champions League.

Në prag të ndeshjes së radhës ndaj Comos që luhet të premten, shqetëson ende gjendja shëndetësore e Lautaro Martinezit dhe e Davide Frattesit. Të dy lojtarët patën përmirësime ditën e djeshme, por e vështirë se mund të shihen në fushë për sfidën e radhës në kampionat.

Trajneri Simone Inzaghi po shpreson që t’i ketë gati të dy lojtarët për finalen e Champions League ndaj PSG-së. Mungesa e Davide Frattesit për sfidën ndaj Comos është një shans i mirë për Kristjan Asllanin, i cili mund të bëhet protagonist për zikaltrit.

Lajme të tjera |  Aktualisht i huazuar në kampionatin kosovar, mesfushori “flirton” me një rikthim tek Tirana

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us