Karrierës 25-vjeçare të gardianit Pepe Reina i ka ardhur fundi tashmë. Portieri që aktualisht luan për Comon në Serie A ka konfirmuar se në fund të sezonit nuk do të luajë më futboll.
42-vjeçari spanjoll e ka konfirmuar këtë përmes një interviste të dhënë për “Movistar+”. “Një karriere të bukur po i vjen fundi, një jetë shumë e plotë. ndihem me far për atë që kam përjetuar. Kanë kaluar shumë vite… Nuk e prisja, por mendoj se ka ardhur koha dhe dua ta përfundoj këtu”, u shpreh portieri.
Këtë sezon me Comon në Serie A, Pepe Reina ka regjistruar 11 paraqitje. Gardiani spanjoll pati një karrierë të larmishme ku luajti për disa ekipe si Barcelona, Villarreal, Liverpool, Napoli, Bayern Munich, Milan, Aston Villa, Lazio dhe Como së fundmi.
Ndërsa në vitin 2010, Pepe Reina arriti të fitojë dhe Kupën e Botës me Spanjën në finale ndaj Holandës.