Mesazh nga qelia/ ‘100 ditë i burgosur pa gjyq’, kryebashkiaku Veliaj: Po pengohem për t’i shërbyer qytetit që më ka votuar masivisht 3 herë

100 ditë nga burgimi i tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale përmes një statusi. I burgosur pa gjyq, Veliaj thotë se ndalimi i tij i padrejtë vijon, pavarësisht se nuk është ka akoma një akuzë për të.

Postimi i plotë:

Shumë të dashur miq,

Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës.

Lajme të tjera |  Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë!

Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.
Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us